Dallimi midis Faktit dhe Trillimit: Mendimi Kritik kundër Çrregullimit të Informacionit dhe Propagandës
Section outline
-
Hyrje: Informimi i Ballkanit
Mirë se vini në kursin online "Dallimi i fakteve nga trillimet: Mendimi Kritik përballë çrregullimit të Informacionit dhe Propagandës.
Ky program mësimor i kushtohet edukimit mediatik dhe zhvillimit të mendimit kritik dhe është hartuar në kuadër të projektit MEDIActive Youth, i zbatuar nën Programin Erasmus+ me mbështetjen e Komisionit Evropian.
Kursi është i dedikuar kryesisht për edukatorët e të rinjve dhe punonjësit rinorë, për t’u përdorur si për zhvillimin e tyre profesional ashtu edhe si material edukativ në punën me të rinjtë. Megjithatë, ai është i përshtatshëm edhe për edukatorë të tjerë, përfshirë trajnerët e arsimit për të rritur. Pas përfundimit të kursit, edukatorët do të jenë në gjendje t’ua përcjellin të tjerëve aftësitë e fituara në fushën e edukimit mediatik.
I strukturuar në 15 mësime, kursi mbulon të gjitha temat kyçe të edukimit mediatik, përfshirë: Hyrje në Edukimin Mediatik; Llojet e Medias: Tradicionale kundrejt Digjitale, Media Masive dhe Sociale; Roli i Algoritmeve dhe Mediave Sociale; Post-Truth dhe Çrregullimi Informativ; Strategji Efektive të Kërkimit; Lajmet e Rreme, Dezinformimi dhe Misinformimi; Mjetet e Verifikimit dhe Kontrolli i fakteve; Imazhe dhe Video të Gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale; Aktivizmi Mediatik Rinor; Çfarë është Mendimi Kritik?; Aftësitë dhe Mjetet e Mendimit Kritik; Gabimet Logjike; Leximi Kritik i Mesazheve Mediatike; Analiza e Artikujve të Lajmeve; dhe Perspektivat Globale mbi Lajmet..
Mësimet përfshijnë tekst, imazhe, materiale video, prezantime, literaturë përkatëse dhe Burime të Hapura Edukative (OER), si dhe kuize për të testuar njohuritë tuaja. Në fund të çdo mësimi do të gjeni gjithashtu një kurrikulë përkatëse që përmban udhëzime hap-pas-hapi për zhvillimin kreativ dhe efektiv të mësimit me audienca të reja.
Autorët e këtij kursi që ndiqet sipas ritmit të vetë pjesëmarrësit, të cilin mund ta ndiqni kurdo dhe sipas mënyrës që ju përshtatet, 24/7, janë anëtarët e ekipit të ekspertëve të partnerëve të projektit, të udhëhequr nga drejtuesi i ekipit Dr. Aleksandar Pavlović dhe Romina Begaj.
Ju urojmë mësim të mbarë dhe përvojë të këndshme në ndjekjen e kursit!



Financuar nga Bashkimi Evropian. Qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo të EACEA-së. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës i granteve nuk mund të mbahen përgjegjës për to.